Samiti i NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë solli një sërë përparimesh pozitive mbi sigurinë e vendeve, teksa në fokusin kryesor mbetet Ukraina, që deri më tani ka arritur të marrë nga anëtarët e aleancës veriatlantike opinione pozitive për anëtarësimin dhe ndihma të tjera, përshirë armatimet e nevojshme për luftën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është i bindur se aleatët do të konfirmojnë anëtarësimin e Ukrainës, por vendimi përfundimtar do të jepet në momentin që do të plotësohen kushtet e nevojshme. Pamjet: AFP