Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01/2025 19:25

Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700kWh do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat, ndërsa ata të cilët konsumojnë mbi 700kWh do të paguajnë të gjithë konsumin me çmimin aktual të pandryshuar, 9.5 lekë për kilovat. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi dhe atë të OSSH, Blendian Dalipi, në një takim me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, prezantuan masat e marra dhe detyrat që lindin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike. Për një performancë sa më të lartë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur aplikimet për plotësimin e 120 vendeve vakante në pozicionin e lexuesve të matësve të energjisë. Aktualisht pranë OSHEE janë 870 punonjës me detyrën e lexuesve të matëseve dhe me plotësimin e vakancave do të garantohet një mbulim më i plot dhe i shpejt i të gjithë territorit. “Duke qenë se ne kemi vendosur një faturim me kategori konsumi dhe jo fasha siç ishim mësuar që të thuhej, detyrimisht do të kërkohet përpikmëri përsa i përket matjes. Duhet të jetë një matje 30 ditore, nuk duhet të ketë vonesa, pasi në rast se ju do të matni më gjatë se 30 ditë abonenti mund të kalonte pikërisht konsumin prej 700 kilovatorësh dhe të humbte kështu uljen prej 10.5% të çmimit. Për këtë arsye do të merren një sërë masash të cilat kanë filluar. Shtimi i radhëve tuaja(lexuesve) i cili është i domosdoshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të matësave inteligjentë, por edhe masa të tjera administrative dhe teknike”, tha Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se falë performancës së mirë ka pasur një reduktim të ndjeshëm të uljes së numrit të ankesave, ndërsa me rritjen e numrit të lexuesve të matëseve në terren do të garantohet një mbulim më i mirë dhe i shpejt i territorit. “Janë marrë të gjitha masat. Lexuesit, trupa, prej 870 lexuesish në territorin e Shqipërisë do të shtohet dhe do të shkojë rreth 1 mijë. Me numrat e rinj që do të kemi, do ta kryejë këtë detyrë me përpikmëri, pasi është rezultat dhe i punës tuaj. Arritjet që OSHEE-ja ka sot që na kanë çuar në uljen e këtij çmimi, me 10.5% për kilovat/orë padyshim janë dhe pjesë e angazhimit tuaj, e etikës tuaj, sepse kjo ulje 30% e ankesave tregon që e keni bërë punën me më shumë përpikmëri gjatë vitit 2024. Unë pres nga ju që në vitin 2025 ta bëni akoma dhe më mirë”, nënvizoi Balluku. Për administratorin e OSHEE leximi është një nga proceset kryesore për të pasur një faturim të drejt, sipas çmimit të ri të energjisë elektrike, duke sqaruar se aplikimet për lexues të rinj janë të hapura prej ditës së sotme. “Elementi i leximit është një element i rëndësishëm dhe ne po marrim masa për ta dixhitalizuar. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për instalimin e matëseve inteligjentë në kabinat transformuese”, tha Enea Karakaçi. Administratori i OSSH, Blendian Dalipi dha detaje mbi procesin që po ndiqet aktualisht ku janë marrë masat për të shtuar monitorimin dhe ulur ankesat e qytetarëve lidhur me leximin e matëseve të tyre. “Të gjithë lexuesit të jenë prezent dhe asnjë lexim të mos bëhet në mënyrë fiktive. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një verifikimi, e cila i është shtuar aparatit PDA që do të jetë identifikimi i vendndodhjes së lexuesit në momentin kur bën leximin”, u shpreh Dalipi.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57