Nusret Gokçe, i cili prezantohet gjerësisht me pseudonimin Salt Bae, është bërë i famshëm në mbarë botën falë gatimit të tij, por edhe publicitetit të madh që i bën vetes. Sipas mediave të huaja, kuzhinieri turk arriti famë ndërkombëtare në vitin 2017, kur mënyra e tij e “pjekjes së mishit” u bë virale në rrjetet sociale.