Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se është drejt përfundimit një studim, i cili do të bëjë të mundur rikthimin e fashave për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët. Teksa detajet e studimit nuk tregohen ende, indikatorët sugjerojnë se familjarët që harxhojnë më shumë se 700 kW/h energji elektrike do ta paguajnë faturën e dritave me çmim tregu.