Shkrimtari Fatos Kongoli feston sot 79-vjetorin e lindjes. Mes miqsh ai falënderoi fjalëpak bashkë festuesit, shkrimtarë, studiues dhe lexues. Me karakterin e tij të mençur, gazmor, të qetë dhe të këndshëm në bisedat shpesh ekzistencialiste, Fatos Kongoli ka bërë shumë miq. Madje me ata më të afërmit i pëlqen të flasë në frengjisht, gjuhën që e vendos në vendin e dytë, pas shqipes.