Top Channel/ Fatjon Dervishi përcillet për në banesën e fundit, ende e pazbardhur ngjarja në Durrës
28/09/2023 21:12

Ende e pazbardhur vrasja e Durrësit, ndërsa viktima është përcjellë për në banesën e fundit. Shërbime policore kanë ndjekur në distancë ceremoninë funerale të 37-vjeçarit Fatjon Dervishi në Katund Sukth të Durrësit, pasditen e së enjtes. Ndërkohë policia dhe prokuroria e Durrësit po vijojnë me intensitet hetimet për zbardhjen e vrasjes së 37-vjeçarit Fatjon Dervishi alias Toni Dervishi, apo Toni Margen. Ai u vra mesnatën mes së martës dhe së mërkurës në Katund Sukth të Durrësit, kur po kthehej me automjetin e tij për në banesë së bashku me një shokun e tij, ndërsa autorët u larguan nëpër errësirën e natës. Dy ditë pas vrasjes, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po vazhdohet me verifikimin e çdo piste hetimore. Ende nuk ka një pistë të përcaktuar qartazi që të çojë në zbardhjen e ngjarjes. Elementë të ndryshëm të krimit, mungesa e ndriçimit dhe kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes e kanë vështirësuar zbardhjen e shpejtë të saj. Një breshëri kallashnikovi është zbrazur në drejtim të automjetit që drejtohej nga viktima, që, sipas policisë vendore, dhe pse nuk kishte precedentë të regjistruar penalë në vendin tonë ishte i skeduar si person problematik dhe ishte nën hetim për trafik narkotikësh në Hollandë. Ishte një larje hesapesh për prishjen e pazareve të drogës, një hakmarrje për përfshirjen e dyshuar të Fatbardhit, vëllait të tij në zhdukjen e një personi në Spanjë, atje ku dhe u kap e u ekstradua për llogari të drejtësisë shqiptare në korrik të këtij viti, apo një paralajmërim që përfundoi me vrasjen e tij? Plumbat e derdhur mbi automjetin e drejtuar nga Fatjon Dervishi e kanë prekur në pjesën e poshtme të trupit, dy prej tyre në arterien femurale që i shkaktoi dhe vdekjen për shkak të gjakderdhjes. Personat e shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, pas dëshmive përkatëse janë lënë të lirë, ndërsa po këqyren kamerat e sigurisë të cilat janë të pakta në zonë, pasi një pjesë e lokaleve dhe bizneseve janë detyruar t’i heqin pas aksionit të ndërmarrë nga policia për heqjen e tyre disa muaj më parë. E ndërsa po punohet për të siguruar më shumë informacion mbi të kaluarën e viktimës, nuk është lënë jashtë vëmendjes hetimi për personin që ndodhej në automjet me të.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06