Pas goditjes që mori nga pandemia, duket se industria fason po rimëkëmbet edhe pse me ritme më të ngadalta. Përfaqësues të sektorit shpjegojnë se lehtësimi i kufizimeve në shtetet partnere drejt të cilave eksportojnë ka bërë që një pjesë e kompanive t’i rikthehen sërish prodhimit të veshjeve e këpucëve. Pandemia shtojnë ata ka rritur mundësitë duke diversifikuar hartën e shteteve eksportuese.