Duket se rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë ka sjellë edhe rastet e para të abuzimeve nga bizneset. Tatimet kanë lajmëruar kapjen e një skeme mashtruese të disa shoqërive që operonin në sektorin fason. Në njoftim thuhet se kompani të lidhura me njëra-tjetrën, nëpërmjet hapjes dhe mbylljes së NIPT-eve si dhe transferimit të aktivitetit në emra të ndryshëm kanë arritur të shmangin pagesat për sigurimet shoqërore.