Me një ceremoni publike, Vladimir Putin shpall nesër aneksimin zyrtar të katër rajoneve ukrainase: Luhanskut e Donjeckut në lindje, e Zapozhias dhe Khersonit në jug. Referendumet pesë ditore, sipas zyrtarëve rusë, kanë siguruar mbështetjen thuajse totale të popullatës atje për bashkimin me Rusinë.