Top Channel/ Farage bie në sondazhe: Skandali i ri mbi financat e Reform UK, policia nis hetime!
05/09/2026 10:35

Reform UK ka humbur avantazhin në sondazhe ndaj Laburistëve të fuqizuar nga popullariteti i kryeministrit të ri Andy Burnham, ndërsa vetë lideri i saj Nigel Farage është përfshirë në një seri skandalesh. Vetëm pak muaj më parë, mundësia që Farage të mbërrinte në Doëning Street dukej reale, por sot konsiderohet e mundshme që ai të largohet nga politika brenda vitit të ardhshëm. Goditja e fundit erdhi në prag të kongresit të ppartisë. Channel 4 publikoi një investigim ku gazetarë të maskuar si biznesmenë amerikanë shfaqeshin duke bindur dy këshilltarë të afërt të Farage për të pranuar financime të paligjshme. Vetë Farage më pas u takua për drekë me biznesmenët e rremë. Reform UK reagoi fillimisht me zemërim, duke folur për një tjetër komplot nga ana e establishmentit. Por më pas, dy këshilltarët u pezulluan nga partia, ndërsa Farage këmbënguli se “asnjë ligj nuk është shkelur”. Laburistët e referuan cështjen në polici dhe autoritetet britanike kanë konfirmuar se do ta shqyrtojnë. Farage është gjithashtu nën hetim parlamentar për një donacion prej 5 milionë paundësh apo rreth 6 milionë euro, të marrë nga një miliarder britanik i kriptomonedhave që jeton në Tajlandë, donacion ky të cilin Farage nuk e kishte deklaruar. Një tjetër hetim mund të hapet për përfitime që ai dyshohet të ketë pasur nga një aristokrat i dënuar më parë për mashtrim në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, edhe policia po shqyrton financat e paqarta të vetë Reform UK.Në përpjekje për t'u përballur me akuzat, Farage dha dorëheqjen nga mandati i ligjvënësit gjatë verës dhe rikandidoi në të njëjtën zonë, duke thënë se donte të “gjykohej nga populli”. Edhe pse ai u rizgjodh deputet, pikëpyetjet mbi financat dhe të ardhmen politike të liderit të Reform UK mbeten ende të hapura.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03