Në pritje të seancës për masën e sigurisë, familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj 45-vjeçarit, duke mohuar përfshirjen e tij në vetëvrasjen e Bedrie Lokës, nënës së 4 fëmijëve. Ndërsa tregojnë detaje mbi ngjarjen nga këndvështrimi i tyre, vëllai i tij Fatmiri dhe e ëma, Sanija kërkojnë që të zbardhet çështja dhe të mos rëndohet pozita e Xhemalit që deklaron se ai e ka mbështetur edhe për situatën e krijuar në internet.