Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra tragjikisht nga bashkëmoshatari në afërsi të shkollës Fan Noli, po kërkon ndihmë. Ata kanë hapur në Gofundme për këdo që dëshiron të kontribuojë. Shuma do të përdoret për kurimin e vëllait të vogël të Martinit, i cili po përballet me sfidat e tij me Autizmin.