Besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Xhaminë e Madhe në Mekë për të kryer faljen e Bajramit, duke shënuar kështu përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të konsideruar muaj të përkushtimit, lutjes dhe agjërimit. Këtë ditë feste, pjesëmarrësit e mbërritur nga vende të ndryshme të botës, zgjodhën ta kremtojnë në njërin prej vendeve më të shenjta të Islamit.