Top Channel/ ”Falimenton” Rusia, hera e parë nga 1918-ta: Nuk paguan dot borxhin e jashtëm!
27/06/2022 21:38

Për të parën herë që prej revolucionit Bolshevik, Rusia nuk arrin të paguajë borxhin e jashtëm. Pas raporteve se Moska ka dështuar të shlyejë rreth 100 milionë dollarë interesa për dy obligacione gjatë një periudhe 30 ditore lëshimi që i ishte bërë, por që përfundoi të djelën, Shtëpia e Bardhë u shpreh se një zhvillim i tillë tregon fuqinë që kanë pasur mbi këtë vend masat e ashpra perëndimore të vendosura pas fillimit të sulmit në Ukrainë. “Njoftimet mbi këtë dështim të Rusisë për të shlyer borxhin për herë të parë që nga 1918-ta, tregojnë sesa i fortë ka qenë reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, dhe cfarë ndikimi dramatik ka pasur ai mbi ekonominë ruse”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane që po merr pjesë në samitin e G7-tës në Gjermani. Moska vetë i mohon të tilla informacione; ajo pretendon se pagesat janë bërë në 27 maj në dollarë dhe në euro, por thotë se paratë janë bllokuar nga Euroclear, një kompani shërbimesh financiare me bazë në Belgjikë, e specializuar në shlyerjen e transaksioneve të letrave me vlerë. “Ky është një ngërc që shkaktohet prej sanksioneve perëndimore kundër vendit tone dhe nuk është problemi ynë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov. Një mungesë e tillë historike e aftësisë për të paguar ishte deri diku e pritëshme, duke qenë se për shkak të sanksioneve, gjysma e rezervave valutore të Rusisë jashtë kufijve ishin ngrirë. Pamjet: AFP

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54