Në Lezhë dhe Kurbin vijoi sot turi i mirënjohjes për rezultatet e arritura në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e Partisë Socialiste kryesuan garën elektorale për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë premtoi se në mandatin e ardhshëm do të bëhet për Lezhën dhe Kurbinin disafish më shumë sesa ç’është bërë në të këtë mandat.