Në oborrin e banesës që ndodhet pas krahëve të mi Policia e Tiranës zbuloi një punishte që modifikonte armët e zjarrit, të cilat dyshohej se silleshin këtu nga persona me të shkuar kriminale. Në këtë punishte policia gjeti duke punuar Ervis Bakallin dhe Dorian Kolën të cilët u arrestuan në flagrancë.