Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale. Për këtë arsye ky vend ka kthyer pas disa fonde që i përkasin një shtetasi, nën dyshimet se janë para që janë të ardhura nga skemat mashtruese.