Qeveria gjermane është kritikuar ashpër për operacionin e parë të evakuimit nga Afganistani, përmes të cilit u arrit të nxirreshin nga vendi vetëm 7 persona. Ministria e jashtme në Berlin u detyrua të nxirrtë një shpjegim për episodin, të cilin disa e përshkruan si “tallje”.