Në Islandë shtohet frika nga shpërthimi I vullkanit më aktiv në botë. Mijëra njerëz janë evakuar nga qyteti Grindavik I cili shtrihet pranë vullkanit që është rizgjuar në jugperëndim të Islandës. Monitorimet treguan se një korridor magme 5 kilometra nën tokë po zgjerohet nën shtëpitë e komunitetit të peshktarëve në këtë qytezë me 3 400 banorë rreth 50 kilometra larg kryeyqytetit Rejkjavik ku prej dy javësh bien shumë tërmete.