Pasagjerët e parë kanë lënë anijen turistike MV Hondius, ku shpërtheu hantavirusi, dhe janë nisur me avionë për në Spanjë, ndërsa evakuimi i kombësive të tjera vazhdon. Pasagjerët spanjollë, të mbuluar nga koka te këmbët me veshje plastike, u nxorën nga anija nga ekipet mjekësore me kostumet mbrojtëse, pasi u kontrolluan për infeksionin. Ata u çuan më pa me autobus në aeroportin e Tenerife-s. Deri më tani, pasagjerët nga Spanja, Franca, Kanadaja dhe Holanda janë evakuuar, sipas OBSH-së. Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët e mbetur pritet të zbresin deri të hënën në mbrëmje.