Top Channel/ “Evakuimi i Gazës”/ Paralajmërimi I kryqit të kuq ndërsa izraeli po ngushton rrethimin
31/08/2025 11:49

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se çdo përpjekje e Izraelit për të evakuuar qytetin e Gazës do të vendoste banorët në rrezik, ndërsa ushtria izraelite po ashpërson rrethimin para një ofensive të planifikuar. Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës raportoi se që nga agimi i së shtunës, sulmet izraelite kanë shkaktuar 66 të vdekur në këtë territor tashmë të shkatërruar nga pothuajse 23 muaj luftë. “Është e pamundur që një evakuim masiv i qytetit të Gazës të bëhet në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze nën kushtet aktuale,” tha Mirjana Spoljaric, presidente e Kryqit të Kuq. Ajo shtoi se gjendja e strehimit, shëndetit dhe ushqimit në Gaza e bën çdo evakuim jo vetëm të pamundur, por edhe të pakuptueshëm. Edhe pse Bashkimi Kombëtar dhe komuniteti ndërkombëtar kërkojnë përfundimin e ofensivës, ushtria izraelite po përgatitet për një operacion për të marrë qytetin më të madh palestinez dhe për të zhvendosur banorët. Gjatë një tubimi në Tel Aviv, familjarët e pengjeve izraelite paralajmëruan se ofensiva e ardhshme mund të rrezikojë jetën e tyre. Ushtria ka shpallur qytetin e Gazës si një “zonë të rrezikshme lufte”, pa pauza ditore që mundësojnë shpërndarjen e ushqimit. Brenda Izraelit, zgjerimi i luftës ka shkaktuar shqetësim për jetën e pengjeve të mbetura. Autoritetet identifikuan trupin e njërit prej tyre, studentin Idan Shtivi, duke përmbyllur një cikël tragjik. Familjarët paralajmërojnë se çdo pushtim i drejtpërdrejtë i Gazës mund të përfundojë me vdekjen e pengjeve dhe ushtarëve izraelitë. Që nga sulmi i Hamasit në tetor 2023, që shpërtheu luftën, janë vrarë mbi 63,000 palestinezë, shumica civilë, ndërsa 47 pengje mbeten ende në Gaza, rreth 20 prej tyre të gjallë.

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34