Top Channel/ Europol mbyll 12 mijë faqe internet me mallra fallco, preket dhe Shqipëria!
29/11/2022 18:30

Më shumë se 12 mijë faqe interneti që ofronin mallra të falsifikuara janë mbyllur pas një operacioni ndërkombëtar të nisur nga Europol, e të ndërmarrë në 27 shtete duke përfshirë Shqiërinë e Kosovën. Operacioni u shtri mes të tjerash edhe në vende si Belgjika, Kroacia, Franca, Mali i Zi, Anglia e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vazhdën e tij, janë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë dhe pritur përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe janë mbyllur 15 faqe online që shisnin produkte të falsifikuara. Hetuesit kanë sekuestruar 127 365 produkte fallco si veshje, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe telefona me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro. Burime për Top Channel thonë se në Shqipëri eshte mbyllur dhe nje faqe qe shiste produkte false Hugo Boss. Jo vetëm kaq megjithatë: Në fokusin e aksionit kanë qenë edhe disa servera qe shisnin ne menyre pirate kanalet televizive, të cilët janë bllokuar tashmë. 10 urdhra kontrolli janë lëshuar deri tani dhe 14 persona janë ndaluar nën akuzën për krime kundrejt pronësisë intelektuale. Sipas të dhënave paraprake të hetimeve, i dyshuari kryesor në këtë skemë fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe bënte një jetë luksoze, me makina të shtrenjta e pushime ekstravagante anekënd botës. Rrjeti kriminal i ishte përkushtuar marketingut në shkallë të gjerë dhe shpërndarjes së përmbajtjeve pirate audio-vizive në internet. Një zbulim i tillë tregoi edhe një herë se prodhimi i produkteve të falsifikuara po shtohet gjithmonë e më shumë brenda Bashkimit Europian, duke nxjerrë në pah mbivendosjen në rritje të krimeve të pronësisë intelektuale me evazionin fiskal dhe pastrimin e parave.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30