Top Channel/ Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian: Brenda 10 vitesh
10/09/2026 22:32

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Europës të zhvillojë aftësinë e saj për fluturime hapësinore me ekuipazh brenda dhjetë vjetësh. Në samitin ndërkombëtar të hapësirës në Paris, Macron deklaroi se kontinenti duhet të forcojë autonominë në këtë sektor strategjik. Europa synon të mos mbetet më vetëm pasagjere në hapësirë. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për krijimin e një programi europian të fluturimeve me ekuipazh brenda një dekade. Duke folur në samitin ndërkombëtar të hapësirës në Paris, Macron pranoi se programi europian mbetet i brishtë dhe kërkon më shumë investime. Ai përcaktoi edhe objektivat: brenda dy vjetësh, kapsula europiane e transportit “Nyx” duhet të lidhet me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Pas pesë vjetësh, moduli “Argonaut” synohet të ulet në Hënë, ndërsa brenda dhjetë vjetësh një kapsulë europiane me astronautë duhet të niset nga baza e Kourou-s në Guajanën Franceze. Drejtori i Agjencisë Europiane të Hapësirës, Josef Aschbacher, vlerëson se projekti kërkon rreth një miliard euro investime çdo vit. Sipas tij, blerja e fluturimeve nga operatorë të huaj do t’i kushtonte Europës pesë miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme. Vendet anëtare të agjencisë pritet të vendosin për hapat e mëtejshëm në takimin ministror të dhjetorit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20