Top Channel/ Europa nxjerr skenaret pë luftën: Udhëzime për mbijetesë dhe evakuim
12/04/2025 21:09

Europa po përgatitet për një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt, duke i kërkuar qytetarëve të jenë të gatshëm për një krizë të mundshme, përfshirë edhe skenarin më të keq: luftën. Me rritjen e kërcënimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë, disa vende europiane po ndërmarrin masa të jashtëzakonshme për të ndërtuar një kulturë të gatishmërisë civile, shkruan CNN. Nga gara me kohën te garazhet-bunkerë Vendet europiane po përditësojnë planet e emergjencës, përfshirë transformimin e garazheve dhe stacioneve të metrosë në bunkerë, ndërsa udhëzuesit për mbijetesë po shpërndahen në masë. Komisioni Europian ka rekomanduar që çdo familje të ketë furnizime për të paktën 72 orë në rast krize. Udhëzimi i publikuar në mars thekson nevojën për ndërtimin e një kulture të gatishmërisë dhe rezistencës në të gjithë kontinentin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi: “Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës“. Shembuj konkretë: Suedia, Gjermania dhe Finlanda Suedia ka rifreskuar udhëzuesin e saj të mbijetesës për herë të parë pas gjashtë vjetësh. Fletëpalosja “Nëse vjen kriza ose lufta” u shpërnda në miliona familje dhe përmban informacione për alarmet publike, strehimet ajrore dhe si të menaxhohet ankthi apo të komunikohet me fëmijët gjatë krizave. Gjermania, nga ana tjetër, ka përditësuar Direktivën Kuadër për Mbrojtjen e Përgjithshme, ku parashtrohet transformimi i jetës së përditshme të qytetarëve në rast konflikti. Finlanda, e cila ka kufirin më të gjatë tokësor me Rusinë nga të gjitha vendet e NATO-s, është një tjetër shembull i përgatitjes serioze. Prej dekadash, strehimoret kundër bombave janë ndërtuar nën ndërtesa banimi, ndërsa aktualisht janë në dispozicion 50,500 strehimore që mund të strehojnë rreth 4.8 milionë qytetarë në një vend me 5.6 milionë banorë. Kultura e gatishmërisë ndryshon nga vendi në vend Ekspertët theksojnë se kërcënimi perceptohet ndryshe në pjesë të ndryshme të Europës. Sipas Claudia Major, analiste në Fondin Gjerman Marshall, në vende si Finlanda dhe shtetet baltike, frika nga pushtimi rus është e rrënjosur në kujtesën historike. “Kërcënimi ekzistencial është pjesë e ADN-së së tyre,” tha ajo. Në kontrast, vende si Portugalia, Italia apo Mbretëria e Bashkuar nuk e ndjejnë në të njëjtën mënyrë rrezikun nga Rusia. Në Itali, për shembull, fokusi është më tepër te kërcënimet nga terrorizmi apo paqëndrueshmëria në zonat përreth Mesdheut. Nga “Mbroj dhe Mbijeto” te udhëzimet moderne Shumë vende po përpiqen të shmangin qasjen naive të së kaluarës. Britania e Madhe, për shembull, gjatë Luftës së Ftohtë shpërndante udhëzues si “Mbroj dhe Mbijeto”, që më vonë u satirizua për sugjerime të pamundura si zbardhja e dritareve për të mbrojtur nga nxehtësia e një shpërthimi bërthamor. Sot, ekspertët thonë se këshillat janë më realiste dhe përfshijnë edhe aspektet psikologjike të përballjes me trauma dhe stres. Gatishmëria – faktor vendimtar në mbrojtjen civile Ndërkohë që udhëzimet përgatiten, mbetet e paqartë sa seriozisht do t’i marrin qytetarët këto paralajmërime. Claudia Major përmend rëndësinë e “gatishmërisë shoqërore” si një faktor vendimtar për suksesin në rast konflikti: “Nëse shoqëria nuk është e përgatitur dhe nuk është e gatshme të mbështesë një luftë siç bën shoqëria ukrainase aktualisht, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë”.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58