Më shumë se 10 mijë vdekje shtesë ka shkaktuar vala rekord e të të nxehtit që përfshiu Europën Perëndimore në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare. Rrjeti EuroMOMO, i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pohon se mbi mbi 9 mijë nga këto viktima ishin të moshës 65 vjeç e lart.