Në kohën kur përpjekjet e SHBA-së për ta shtyrë Rusinë të pranojë planin e saj të paqes nuk prodhuan rezultatin e dëshiruar nga Washingtoni, Brukseli kaloi në një veprim konkret. BE-ja, thote Corriere della Sera, arriti marrëveshjen për një lamtumirë graduale, por përfundimtare, ndaj gazit rus: Importet e gazit të lëngshëm natyror LNG do të përfundojnë deri në 31 dhjetor 2026, ndërsa mbyllja e tubacionit do të hyjë në fuqi më 30 shtator 2027.