Që kur Joe Biden njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, talebanët u hodhën ne ofensivë. Brenda më pak se një muaji, ata arritën të avansonin qytet më qytet, e në fund të merrnin pushtetin. Largimi i presidentit Ashraf Ghani përshpejtoi rënien e Kabulit dhe zhytjen e kryeqytetit afgan në kaos.