Top Channel/ EUROJUST zbardh detajet e aksionit SPAK-Anti-mafia italiane: 12 të arrestuar
27/05/2026 22:46

Eurojust publikoi detaje nga mega-operacioni ndërkombëtar i SPAK dhe Anti-Mafias së Barit në Itali, ku u shkatërrua një rrjet kriminal i përfshirë në vrasje, pastrim parash dhe trafikim ndërkombëtar droge, dhe që drejtohej nga shqiptarë. Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar, si dhe janë lëshuar urdhër-paraqitje për tre të tjerë. Ky rrjet kriminal dyshohet se fshihet pas një vrasjeje të ndodhur vitin e kaluar në territorin italian. Sipas Eurojust, hetimi nisi pas vrasjes brutale të italianit Francesco Diviesti në rajonin e Barit në maj të vitit 2025. Një konflikt në një bar në Barletta degjeneroi më pas në ekzekutimin e të riut në një zonë të izoluar në Upper Murgia. Gjatë hetimeve për vrasjen, autoritetet italiane zbuluan lidhje me trafikun e drogës të menaxhuar nga një shtetas shqiptar, çka çoi më pas në identifikimin e një organizate kriminale të strukturuar që merrej edhe me pastrim parash mes Italisë dhe Shqipërisë. Nga të dhënat zyrtare të Eurojust, ky grup kishte arritur të pastronte rreth 1 milion euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali, duke i transferuar ato drejt Shqipërisë përmes një rrjeti të strukturuar me bazë në Tiranë.

Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31