Top Channel/ EuroActiv publikon 9 pika të planit franko gjerman
09/11/2022 18:33

Një propozim i fundit franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i publikuar nga EURACTIV, zbulon në mënyrë indirekte, se sa pak vullnet ekziston midis dy palëve për të zgjidhur çështjen. Zyrtarët në Beograd dhe Prishtinë kanë konfirmuar ekzistencën e një propozimi të gjermano-francez , por nuk janë pajtuar për atë që në të vërtetë thotë dokumenti. Në 9 pikat e bërë publike nga euroactiv thuhet midis të tjerash se: Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta dhe të udhëhiqen nga aspiratat e tyre reciproke për anëtarësim në BE. Në përputhje me Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit vendet do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit. Kosova dhe Serbia thotë dokumenti, vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj si dhe të vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë, thotë një pikë tjetër. Një shtytje për të nënshkruar marrëveshjen deri në fund të vitit ka ardhur nga të gjitha palët, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe SHBA-në, të cilat kanë dhënë disa sugjerime gjatë javëve të fundit. Pornga ana tjetër Zyrtarët e BE , raporton euroactiv, tani shqetësohen se përshkallëzimi i fundit në veri të kosovës, si dhe kërcënimet nga Beogradi, mund të paraqesin një pengesë në rrugën drejt çdo lloj marrëveshjeje midis dy palëve. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34