Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit duke zbritur në nivelin më të ulët për këtë vit, 97.64 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur 2.67% të vlerës, duke e përforcuar më tej tendencën e dobësimit që po shoqëron prej muajsh tregun valutor vendas.