Euro ka vijuar rënien në tregun valutor vendas. Kështu pra nga 1 qershori ku këmbehej me 109.4 lekë, monedha europiane ka arritur të këmbehet në tregun valutor me 103.6 lekë, një zhvlerësim me 6% në harkun kohor të një muaji e dy javësh. Që me hyrjen e korrikut monedha ka vijuar të këmbehet nën kufirin e 105 lekëve, ndikuar edhe nga periodiciteti i monedhës, e cila në kulmin e sezonit turistik gjithmonë ka pësuar zhvlerësim për shkak të prurjeve të mëdha.