Monedha europiane i është rikthyer sërish rritjes këtë të premte. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet aktualisht për 122.9 lekë, në rritje me 0.03 lekë në raport me ditën e mërkurë, kur preku nivelin më të për këtë vit të mërkurën duke zbritur në 122.8 lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, këmbehej për 123.4 lekë.