Euro e ka mbyllur vitin 2022 në nivelet më të ulëta historike. Festat e fundvitit duket se i kanë dhënë një tjetër goditje monedhës europiane kur për herë të parë më 28 dhjetor zbriti në 112.8 lekë, niveli më i ulët historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet aktualisht për 114.2 kundrejt lekut.