Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë para të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, euro preku nivelin më të ulët historik ndonjëherë. Për 96.57 lekë po këmbehet monedha europiane ndërsa 1 vit më parë kjo shifër arrinte në 98.32 lekë. Për analistët kjo ecuri e euros me minimume të reja pritet të vazhdojë ndërsa I afrohemi dhe fundvitit.