Një 20 vjeçar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për falsifikim të parave që dyshohet se i ofronte përmes platformës TikTtok dhe i shpërndante përmes postës. i riu i quajtur Bjorn Beleri hapi një llogari të quajtur 'euro false' dhe kur policia e bllokoi pakon me euro të porositura në telefon, gjeti prerje të ndryshme të mbështjella në një kapak libri të emërtuar " historia e gjuhësisë".