Autoritetet shqiptare frenuan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, të cilin e fajëson për "sabotazh". E gjithë kjo, thotë portal i njohur i Brukselit, Euractiv, në kohën kur shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015 me regjimin e ajatollahëve vazhdojnë të zbehen pasi vendet kryesore europiane po shprehin "dyshime serioze" për qëllimet e tij.