Në ditën e 13 të bllokadave serbët organizuan një protestë të enjten, siç thanë ata kundër terrorit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Qytetarë serbë që morën pjesë ishin edhe nga komunat e tjera me shumicë serbe, Kllokoti, Parteshi e Ranillugu e po ashtu edhe nga Graqanica. Kjo bazuar në regjistrimet e targave të makinave. Gjithashtu të tjerë janë parë të shkojnë edhe me autobusë. Vendtakimi i serbëve për protestë ishte Te Kryqi në Rudarë të Zvecanit, përtej barrikadës së parë të rrugës që të çon për Jarinjë.