Top Channel/ Etion Joka, ende në kërkim, asnjë e dhënë se ku gjendet! U filmua duke blerë vota
29/04/2021 15:30

Në Tiranë, nuk gjendjen as posterat dhe as shtabi elektoral i Etion Jokës. Fillimisht për Jokën u publikua një video përgjim në Breaking në Top News, ku ai shfaqej teksa blinte vota dhe kjo ishte shfaqja e tij e fundit. Policia njoftoi shpalljen në kërkim të kandidatit të LSI për veprën korrupsioni aktiv në zgjedhje, akuzë që është kompetencë e SPAK, e cila e ka çështjen nën hetim. Edhe pse kanë kaluar gjashtë ditë që kur u shpall në kërkim policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë pasur mundësinë që ta marrin në pyetje lidhur me video përgjimin, pasi Etion Joka nuk u gjet në shtëpi, e madje celulari i tij vijon të jetë i fikur për të shmangur vendndodhjen e tij. Por çfarë deklaronte kandidati i LSI-së, një ditë përpara hapjes zyrtare të fushatë zgjedhore për votuesit e njësisë 1në Tiranë?! “Me energji dhe të vendosur për ndryshimin, që nuk e shesin besimin për 5 mijë lekë, nuk tuten para çdo presioni, refuzojnë mashtrimet, premtimet e dala boje dhe arrogancën. Guximi në sytë e tyre është garancia për Shqipërinë, për shtëpinë tonë”. Por, gjatë fushatës gjithçka mori rrjedhë tjetër. Etion Joka, i bleu votat e elektoratit me pretendimin se do ta mbështesin në kutitë e votimit. Videopërgjimi i publikuar në Top News, vuri në pranga edhe Edison Babën, sekser, i cili premtonte vende pune pas zgjedhjeve nëse LSI do të fitonte. Në bisedë përmendet edhe bodyguard-i i ish kryeministrit Berisha.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11