Top Channel/ Ethet e Nilit në Greqi! Shënohen 4 vdekje të reja, zyrtarisht 76 raste
14/08/2024 22:53

Virusi i Nilit Perëndimor: 4 vdekje të reja – gjithësej 10 Greqia ka regjistruar 4 vdekje të reja nga Virusi i Nilit Perëndimor duke e çuar në 10 numrin e personave që kanë humbur jetën këtë vit nga ndërlikimet e infektimit të këtij virusi. Sipas raportit të fundit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), nga fillimi i periudhës së përphapjes së tij deri më sot , janë diagnostikuar dhe analizuar gjithsej 76 raste, të gjitha tek shtetas grekë, prej të cilëve 57 kanë paraqitur pasoja tek sistemi nervor qendror me encefalit , meningjit ose paraliza akute flakcide dhe 19 raste të tjera , simptoma më të lehta. Vetëm javën e fundit u diagnostikuan 21 raste të reja tek qytetarët grekë dhe 2 tek persona të ardhur nga jashtë Greqisë. Mosha mesatare e pacientëve me pasoja më të rënda është 75 vjeç,ndërsa të infektuarit janë nga 4 deri në 92 vjeç. Rastet e infektimeve me virusin në fjalë janë regjistruar në Njësitë Rajonale në Larisa, Kardhitsa, Lefkadha, Halkidhiki, Pella, Serres, Kilkis, Imathia, Ahaia, Thesprotia, sektori jugor i Athinës, Rodopi dhe periferia e Selanikut. Për momentin në spitale po trajtohen 15 persona, mes të cilëve 7 në Repartin e Kujdesit Intensiv dhe autoritetet shëndetsore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa mbrojtëse individuale ndaj mushkonjave. Siç theksojnë specialistët për çdo rast të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor me sulm në Sistemin Nervor Qendror, janë afërsisht 140 persona të infektuar me simptoma të lehta ose asimptomatikë dhe këtë vit janë regjistruar më shumë raste në vend se në vitet e mëparshme. Vuris i Nilit Perëndimor që përhapet nëpërmjet pickimit te mushkonjave të infektuara, i zhdukur për disa vjet u rishfaq në vitin 2017 jo vetëm në Greqi , por edhe në disa vende europiane si Italia , Franca, Qipro apo Rumania.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20