Top Channel/ Ethet e kandidimit në PS! Dorëheqje dhe tërheqje, ç’po ndodh?!
11/03/2025 19:37

Kryesocialisti Edi Rama futet në garën e 11 Majit me një skemë e cila mund të quhet risi për PS, në funksion të maksimalizimit të mandateve. Bazuar në sondazhet e brendshme hedh në fushën e betejës elektorale tre kryetarë bashkish në tre qarqe të vendit. Agron Malaj kryebashkiak i Matit, Ervin Demo i Beratit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës i konfirmuan Top Channel se kanë dorëzuar pranë këshillave bashkiak dorëheqjet për të hequr kostumin e kryebashkiakëve e përveshur mëngët, në mbledhjen e votave, kësaj here për të shkuar në parlament. Me të gjitha gjasat ata mund të jenë në listat e hapura me qëllim mbledhjen e sa më shumë votave të cilat mund të përkthehen në tre mandate ekstra për PS në qarqet Dibër, Berat dhe Gjirokastër. Kur kanë mbetur diçka më shume se 24 orë nga dorëzimi listave zyrtare për deputetë në KQZ, kryesocialisti Edi Rama vijoi konsultimet me drejtuesit politikë të qarqeve edhe këtë të martë. Burimeve nga PS i thanë Top Channel se Rama do të diskutojë paraditen e të mërkurës emrat që vijnë nga diaspora. Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli i Diasporës, një organizëm brenda në PS, udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla. Do të jetë ora 18:00 e të Mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00. Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti. Socialisti veteran Petro Koci nuk do të jetë deputet në parlamentin e dalë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Ai është i pari deputet socialist, i cili publikisht iu përgjigj kërkesës së Edi Ramës për të njoftuar nëse nuk dëshirojnë të jenë në listën e hapur. Në emisionin “Shqipëria Live” të Sidorela Gjonit në Top Channel Petro Koçi shpjegon motivet e vendimit. Por Petro Koçi nuk është i vetmi i cili nuk ka preferuar të jetë në listë të hapur. Burime nga PS sugjerojnë se edhe dy deputetë të tjerë Ilir Topi nga qarku i Korçës dhe Ismet Beqiri nga qarku i Fierit mund të kenë njoftuar heqjen dorë nga lista e hapur.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56