Denisa Bushka me profesion është estetiste dhe punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë. Por, përveç shërbimit primar të ofruar nga qendra, 34-vjeçarja u shiste klienteve të ndryshme edhe kokainë. Pasditen e së martës, policia e Tiranës në rrugën “Bill Klinto” ushtroi kontroll ndaj estetistes ku i sekuestroi 40 doza kokaine gati për shitje.