Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në kuadër të negociatave mes dy vendeve. Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se objektivi i administratës së tij nuk është më ndryshimi i regjimit në Iran, por parandalimi i zhvillimit të armëve bërthamore. “Unë nuk po kërkoj ndryshim regjimi. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, u shpreh ai. Trump shtoi se Irani është “shuar plotësisht ushtarakisht”, ndërsa pranoi se vendi ka ende disa raketa, por sipas tij ato mund të shkatërrohen.