Top Channel/ Është radha e Kukësit/ Pritet vendimi i presidentit për të shpallur zgjedhjet e reja
24/07/2023 19:39

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë ka përfunduar me rizgjedhjen e socialistit Edison Memollës. Deri më tani nuk ka ankesa pranë komisionit qëndror të zgjedhjeve, mirëpo subjektet politike kanë 5 ditë kohë për të ankimuar rezultatin. Mbetet për tu parë nëse koalicioni bashkë fitojmë do të vijojë një betejë të dytë për rrogozhinën? Pas padisë nga opozita ishte kolegji zgjedhor që shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme në bashkinë e rrogozhinës, për shkak të parregullsive në qendrën e votimit të burgut; teksa brenda dy javësh KQZ caktoi 23 korrikun si datën e re të zgjedhjeve, ku të burgosurit u përjashtuan nga lista e zgjedhësve. Kur sfida e Rrogozhinës u kalua, tani më sytë janë nga bashkia e Kukësit. Safet Gjici i cili fitoi më 14 maj, ndërpreu mandatin në 16 qershor pas skandalit intim të ndodhur në zyrën e bashkisë. Në rastin e bashkisë së Kukësit, bazuar në nenet e kushtetutës I takon presidentit të vendos datën e re të zgjedhjeve të parakohshme si rrjedhojë e shkarkimit të Gjicit. Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet të zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, por edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj dhe afatet ligjore janë drejt përfundimit, presidenti Bajram Begaj ende nuk ka njoftuar një datë zyrtare për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit. Vetë komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi për top channel se nuk është kompetencë e tij ky vendim.

Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57