Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Turqi, duke e cilësuar regjimin iranian si “të keq”, ndërsa udhëheqësit e tij i përshkroi si “njerëz të sëmurë” dhe “kancer”. Trump përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se Teheranit nuk duhet t’i lejohet në asnjë rrethanë të zhvillojë armë bërthamore.