Top Channel/ “Është i Putinit”; Misteri i superjahtit 700 milionë dollarësh “po gërryen” Italinë!
23/03/2022 14:23

Prej disa muajsh, një superjaht misterioz 140 metra i gjatë me gjashtë kate, ngrihet mbi varkat e tjera më të vogla në portin e Marina di Carrara, qytezë e vogël në në bregdetin toskan të Italisë, duke ngjallur mes vendasve, e jo vetëm, një kërshëri lidhur me identitetin e pronarit të tij të pasur. "Është jahti më i madh që kam parë ndonjëherë këtu," tha për the Guardian Suzy Dimitrova, e cila zotëron një varkë mjaft më të vogël. “Ka njerëz që e pastrojnë atë gjatë gjithë kohës. Hera e fundit që e pashë të largohej nga porti ishte vitin e kaluar. Të gjithë pyesim veten se kush është pronari, ” shprehet ajo. Scheherazade, që thuhet se ka vlerë 700 milionë dollarë, është nën hetim nga autoritetet italiane për lidhje të mundshme me oligarkët e sanksionuar rusë. Aktivistët që punojnë me liderin e burgosur të opozitës ruse Alexei Navalny nuk kanë asnjë dyshim se jahti është në pronësi të vetë presidentit Vladimir Putin. Gazetarja investigative Maria Pevchikh dhe aktivisti kundër korrupsionit Georgy Alburov thanë së fundi, se të gjithë anëtarët e ekuipazhit, të marrë nga një listë që daton në dhjetor 2020, ishin rusë, përveç kapitenit. Ata pretendojnë se një pjesë e stafit të jahtit punon për Shërbimin Federal rus të Mbrojtjes, një agjenci që menaxhon sigurinë e zyrtarëve të lartë, përfshirë Putinin. Në fjalimin e mbajtur të martën në parlamentin italian, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Romës që ta sekuestrojë jahtin dhe kujtoi se Putini dhe mbështetësit e tij të pasur shpesh i kalonin pushimet në Itali, ndërsa bëri thirrje që atyre t`u bllokohen asetet.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54