Top Channel/ Escobar në Shkup: “S`jam këtu për tortura, duam t`ju shohim në BE”!
25/08/2023 14:37

“Dua të them askush këtu nuk do t’iu nënshtrohet torturave. SHBA-ja nuk bën zgjedhjen e qeverive të anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, do të përcjell këtu të njëjtin mesazh sin ë të gjithë rajonin se Amerika i sheh si partnerë natyralë ata që janë të përkushtuar në integrimin europian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit”: Me këto fjalë iu përgjigj në Shkup i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaratave të kreut të opozitës maqedonase, Hristian Mickoski i cili qe shprehur më herët se zyrtari i lartë amerikan ishte i mirëpritur për t’i dëgjuar argumentet e tij kundër ndryshimeve kushtetuese, “por jo edhe për presione dhe tortura kur bëhet fjalë për këtë çështje”. Escobar, që u prit nga presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të ketë më vonë një takim edhe me Mickoskin vetë. Ai e bëri të qartë se e inkurajon Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë rrugën e integrimit europian pasi sic tha, “SHBA-ja dëshiron ta shohë këtë vend pranë strukturave evropiane”. “Duam t’ju shohim në Bashkimin Evropian. Ju jeni anëtare e Këshillit eurotlantik, kështu që duam që të jeni sa më pranë strukturave evropiane. Më vjen mirë që ka nisur ky proces dhe shpresoj se do të vazhdojë”, u shpreh zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për çështjet e Europës dhe Euroazisë. Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez”, i hapi rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në BE. Por, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e ka përdorur në nëntor të vitit 2020.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00