Është koha të diskutohet fillimi i themelimit të Asociacionit të komunave serbe dhe këtë, ia bëra të qartë dhe kryeministrit të Kosovës”: Ky ishte mesazhi i përcjella nga I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me Albin Kurtin. Komenti i tij tregon qartë se Washingtoni kërkon ulje të tensioneve dhe shmangie të konfliktit, edhe me lëshimë nga ana e Prishtinës zyrtare.