Miliona njerëz në Europë do të kenë mundësinë të vëzhgojnë sot një eklips diellor, ndërsa Spanja duket se do të jetë vendi ndoshta më i favorshëm për të parë këtë fenomen të rrallë. Mbrëmjen e sotme, pak para perëndimit të Diellit, Hëna do të kalojë përpara tij, duke errësuar përkohësisht qiellin në pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër.