Top Channel/ Erion Veliaj dhe Kostas Bakoyannis përurojnë Parkun Helen në liqenin e Farkës
18/06/2021 18:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan sot “Parkun Helen”, i cili ndodhet në një hapësirë mjaft të bukur në liqenin e Farkës. Të pranishëm në përurim ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe kryepeshkopi Janullatos. Parku Helen u realizua me ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se ky park kaq i këndshëm dhe çlodhës për qytetarët, është një hapësirë kushtuar marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. “Ajo që na lidh me njëri-tjetrin nuk është thjesht fryma mesdhetare dhe historia, por edhe marrëdhëniet tona, të cilat janë shumë më tepër se kaq. Greqia, është një nga ato vende mike që na ka mbështetur pa rezerva në të gjitha hapat tona të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjestin e sotëm, të shënjuar me këtë park, e konsiderojmë si një shenjë mirënjohje, por edhe një stoli për të festuar marrëdhëniet e shkëlqyer dhe raportin special mes Tiranës dhe Athinës, Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh Veliaj. Ai tha se qytetarët e Tiranës tani kanë një tjetër hapësirë të gjelbër ku do mund të kalojnë disa orë qetësie, teksa nënvizoi se të dielën do të zhvillohet tregarëshi TIRANATHLON.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15