Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të të enjte. Isai është thirrur lidhur me dy tenderat që po hetohet, raporton gazetarja Anila Hoxha. Së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Isai akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Dosja është ndjekur nga prokurori Dritan Prençi dhe përfshin dy tendera kryesorë, për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, për të cilën dyshohet se është manipuluar dokumentacioni teknik, me qëllim përfitime të paligjshme.